STOP/ Ushqimet “vrasëse”, në treg shiten edhe pulat e vezëve
Një ditë më parë, emisioni investigativ “STOP” transmetoi problematikën e shitjes së kikirikëve të importuara nga Kina me përmbajtje të lartë aflatoksine në tregun Agro Ushqimor.
Menjëherë ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Punonjës të saj kanë bllokuar të gjithë këtë lloj kikiriku nga magazinat e tregut ushqimor, ku filmoi “STOP” dhe kanë vijuar gjurmueshmërinë e produktit, nga pikat doganore hyrëse e deri në treg. Kikiriku është çuar edhe në Institutin Veterinar për analiza. Sot, me anë të një tjetër kamere të fshehtë, "STOP" solli mënyrën sesi shiten pulat e vezëve, pasi kanë mbaruar ciklin e prodhimit. Këto pula janë ndyshe nga pulat për t’u ngrënë, pasi pulat e vezëve nuk shikojnë dritën e diellit asnjëherë dhe janë të destinuara vetëm për vezë. “STOP” është ndalur në Berat, ku tregohet sesi këto pula shiten me 150 lekë për tregtarët. Qytetari- Si kaluat? Me ble ca pula nga ato, që nuk bëjnë vezë. Punëtori- Sa pula doni? Qytetari- Sa ke për të shit ti? Punëtori – Me 150 lekë shitet pula këtu, për tregtarët e ke parasysh. Qytetari – E kuptoj, po mirë t’i marrim. Punëtori- Mirë, prisni një çikë atje! Qytetari – Thashë t’i provosha një herë si janë, janë shumë të lodhura? Punëtori- Po të lodhura janë o burrë, po nuk qenë të lodhura, nuk e nxjerr ai. Qytetari – Sa vite rrinë duke bërë vezë? Punëtori – 18 muaj i mbajmë. Punëtori – Sa do merrni ju? Qytetari – Nxirri 30 copë. Punëtori – Merr 20. Qytetari – 20. Qytetari – Në rregull. Punëtori – Në rregull. Qytetari – Për 700-800 copë cfarë pazari kanë? Punëtori – Nuk e di, flasim në telefon. Unë jam si puna jote në këtë rast, unë do flas me atë të madhin aty. Qytetari – Shiten këto? Tregtarja – Po me dy. Qytetari – 200 mijë lekë copa? Qytetari – Të pularisë janë këto? Tregtarja – Po të pularisë. Për sëmundje të garantoj unë. Qytetari – Po pse janë kështu të rrjepura? Tregtarja – Ngaqë nuk kanë parë diell me sy. Me ligj, këto pula mund të shiten, por në rastin konkret nuk kanë asnjë certifikatë shoqëruese për pastërtinë e shpendëve, që është në fakt detyrim ligjor./tvklan.al