Chelsea vijon me fitoret, shkëputet 6 pikë nga ndjekësit


Chelsea vijon me fitoret, shkëputet 6 pikë nga ndjekësit

11:10 15/12/2016

Chelsea i Antonio Conte arriti një tjetër fitore në kampionat, duke u shkëputur 6 pikë nga rivalët në krye të renditjes.

Skuadra londineze mundi 1 – 0 Sunderland falë golit të Fabregas në fundin e pjesës së parë. Ky ishte suksesi i 10 radhazi për Chelsea.

Rekordi i fitoreve të njëpasnjëshme mbahet nga Arsenal, që në 2002 triumfoi 14 herë radhazi. Liverpool ngjitet në vendin e dytë. Skuadra e Jurgen Klopp mundi 3 – 0 Middlesbrough, duke kaluar në renditje Arsenal që u ndal të martën në fushën e Everton.

Manchester United arriti një tjetër fitore që jep shpresë. Golat e Pogba dhe Ibrahimovic ndihmuan djajtë e kuq të mundnin 2 – 1 Crystal Palace.

Manchester City u kthye te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Ekipi i Pep Guardiola mundi 2 – 0 Watford në takimin e javës së 16 të Premier League./TV KLAN






Të ngjashme