Dako flet për Lulzim Berishën: Procedurë standarde për punë vullnetare


Dako flet për Lulzim Berishën: Procedurë standarde për punë vullnetare

11:06 15/12/2016 https://youtu.be/1EYf-7b9shk

Kryebashkiaku Vangjush Dako thotë se referenca e Bashkise së Durrësit për të punësuar Lulzim Berishën në ndërmarrjet e saj, si kusht për të liruar atë nga burgu, është e praktik standard i ndjekur për shumë të dënuar të tjerë.

Zëri i Amerikës dhe Agjencia BIRN publikuan dokument, sipas te cilave Gjykata e Apelit në Durrës është bazuar tek garancia e Bashkise se Durrësit për të marrë vendimin për të liruar kreun e bandës se Durrësit. Por Dako e përgënjeshtron.

Kryebashkiaku Dako thotë se ka pyetur komunitetin ku banon Berisha dhe pasi ka marrë një vlerësim pozitiv për familjen e tij është firmosur rekomandimi.

Akuzat e Partisë Demokratike dhe kërkesën e demokrateve për ta shkarkuar nga detyra, Dako i ka quajtur si sulm politik./ TV KLAN






Të ngjashme