PD-Ramës: Shkarko Vangjush Dakon
Partia Demokratike i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama kërkesën për shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, pasi e akuzon atë se ka dhënë garanci për lirimin nga burgu të Lulzim Berishes, duke i ofruar punësim në një nga ndërmarrjet e bashkisë.
Qëndrimin e bëri të ditur kryedemokrati Lulzim Basha, menjëherë pas një takimi që zhvilloi me deputetët dhe këshilltarët demokrate të Bashkisë se Durrësit.
Lulzim Basha, kryetar i PD:
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka përdorur pushtetin dhe zyrën që i kanë besuar qytetarët e Durrësit për të liruar nga burgu një kriminel që ka vrarë dhe ka terrorizuar qytetarët e Durrësit. Për këtë arsye, këshilltarët dhe deputetët demokratë të Bashkisë së Durrësit kanë vendosur t’i kërkojnë Kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
Basha e akuzoi kryeministrin për lidhje me krimin dhe tha se veprimet e mëtejshme te tij do të tregojnë se çfarë përfaqëson.
Lulzim Bas
ha, kryetar i PD:
Edi Rama i përdori kriminelët për të marrë pushtetin politik, tani kriminelët po e përdorin Edi Ramën për të fuqizuar pushtetin e krimit. Të dy bashkë janë në simbiozë për të grabitur sa më shumë para dhe pushtet nga shqiptarët.Veprimet që duhet të marrë në ditët e ardhshme do ta tregojnë qartë se çfarë është dhe kë përfaqëson Edi Rama.
Menjëherë pas kësaj deklarate Lulezim Basha iu drejtua zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të cilit i ka kërkuar fillimin e hetimeve për Dakon.
Lulzim Berisha u dënua me 25 vjet burgim për 5 vrasje, por kreu vetëm 10 dhe në fillim të muajit u la i lire me kusht, kur i kishin mbetur edhe 5 vjet burg./ TV KLAN