Nis puna për fushat sportive në Parkun e Liqenit
Parku i Liqenit të Tiranës shumë shpejt do jetë edhe një destinacion për të rinjtë e apasionuar pas sportit, veçanërisht ndaj futbollit, basketbollit, volejbollit dhe regbisë.
Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ka nisur rehabilitimin e tre fushave sportive.
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë:
Besoj se rehabilitimi i fushave sportive për të rinjtë dhe adoleshentët e plotësojnë ofertën që Bashkia e Tiranës ka për rekreacionin, argëtimin dhe kohën e lirë në qytetin tonë.Për të gjithë të apasionuarit pas futbollit, regbisë, basketbollit e volejbollit do të kenë po këto fusha, por të sistemuara, të ndriçuara, të përdorshme 24 orë në 7 ditët e javës.
Për kryebashkiakun e Tiranës, çdo investim që bëhet në sporte apo në projekte, që sjellin aktivitet fizik për qytetarët, është njëkohësisht edhe investim në shëndetësi./ TV KLAN