Prokurori amerikan takim me kryeprokurorin Llalla
Për më shumë se 90 minuta prokurori amerikan Gjon Junçaj i atashuar pranë prokurorisë shqiptare për të asistuar në procese hetimore ka zhvilluar një takim me numrin një të akuzës shqiptare Adriatik Llalla.
Në takim ka qenë e pranishme edhe Rovena Gashi, Drejtoreshe e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Takimi ka patur në fokus zhvillimet e fundit në vend, operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Kelment Balili dhe lirimin nga burgu i Lulzim Berishës, i njohur si ish-drejtuesi i bandës së Durrësit.
Takimi është kërkuar nga prokurori amerikan pas deklaratave të forta të ambasadorit Donald Lu, i cili e cilësoi lirimin e Berishës si të papranueshëm. Kritika Lu lëshoi për prokurorinë edhe për nxjerrjen e udhër-arrestit për arrestimin e Kelment Balilit.
Junçaj është informuar nga drejtuesit e akuzës shqiptare mbi procedurën që është ndjekur në urdhrin e arrestit lëshuar për Kelment Balilin. Ndërsa për lirimin e Lulzim Berishës prokuroria e Durrësit ka qënë kundër dhe do t’i beje rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Gjykatës së Apelit./ TV KLAN