Të gjithë në mbrojte të gazetarit të “Stop”
Katër shoqatat më të mëdha të mediave në vend shprehin shqetësimin për vënien nën akuzë penale nga prokurorja Ida Ahmetlli, të gazetarit të emisionit Stop për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi denoncoi një akt korrupsioni më emisionin investigativ Stop në TV Klan.
Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare, Unioni i Gazetarëve, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe Lidhja e Gazetarëve solidarizohet me gazetarin investigativ dhe vlerësojnë se Prokuroria nuk mund të ngrejë akuzë për një gazetar që denoncon publikisht një akt të qartë korrupsioni.
Në një deklaratë të posaçme theksohet se është e papranueshme që një gazetar që ofron një kazus korrupsioni për publikun, të merret i pandehur për korrupsion aktiv nga Prokuroria e Tiranës./ TV KLAN