Kamioni përplas për vdekje kalimtarin
Një 64-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një kamion. Aksidenti ka ndodhur ditën e enjte në qytetin e Lezhës.
Për këtë policia ka arrestuar 55-vjeçarin Mark Xhakaj, i cili është drejtues i kamionit tip “Benz”.
Fillimisht 64-vjeçari Gj.T nga spitali i Lezhës është dërguar tek spitali i Traumës , në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Por i moshuari nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë./tvklan.al