Rruga e fundit e taksistit, rrëfimi i vrasësit
Musa Saraçi, autori i vrasjes së taksistit 65-vjeçar në Kavajë, sipas policisë, ka rrëfyer krimin e bërë.
I riu 24-vjeçar iu ka thënë hetuesve se e kishte vrarë Idriz Kariqin, për t’i marrë lekët. Ai e ka qëlluar disa herë me thikë duke i prerë dhe fytin.Musa Saraçi
Pas vrasjes, ka lënë trupin e pa jetë ne zonën e thellë, ku kishte kryer vrasjen dhe ka marrë makinën ne brendësi të të cilës kishin mbetur njollat e gjakut te taksistit. Gjate largimit nga vendngjarja, i riu ka përplasur makinën dhe me pas e ka çuar në një pikë servisi. Kanë qenë punëtorët e kësaj pike të cilët pasi kanë konstatuar njollat e gjakut kane njoftuar policinë. /tvklan.al