PD zbardh kërkesën që i ka bërë Ramës për shkarkimin e Dakos
Partia Demokratike ka zbardhur kërkesën që i është dërguar shefit të qeverisë, për shkarkimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Sipas PD-së kërkesa gjendet në tryezën e kryeministrit Edi Rama. Këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në Durrës dhe deputetët e këtij qarku thonë se kanë argumentuar, pse duhet të shkarkohet Dako, pas lajmit se ai kishte lëshuar një vërtetim për Lulzim Berishën, i njohur si kreun i Bandës së Durrësit.
PD thotë se i zgjedhuri socialist ka bërë shkelje të rënda të ligjit duke favorizuar lirimin nga burgu të Lulzim Berishës.
Jashtë rasteve të parashikauara në ligj, thotë PD, Vangjush Dako ka garantuar punësimin e Lulzim Berishës./tvklan.al (Shkeljet sipas PD të Dakos i gjeni
këtu
)