Ndryshim i buxhetit me akt normativ
Qeveria do të rishikojë sërish buxhetin e vitit 2016-të. Televizioni Klan ka mësuar se ministria e Financave është duke përgatitur aktin normativ, i cili do të përfshijë rialokim fondesh dhe shkurtim të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Shpenzimet nuk do të preken, pasi ato nuk janë realziuar në masën 5.2% ose në vlerën 170 milion dollarë për 10 muajt e fundit.
Në parashikimin e bërë në relacion, financat parashikojnë të mbledhin 44 milion dollarë më pak nga tatimet dhe doganat për këtë vit. Tvsh-ja është taksa që ka performuar më dobët me 52 milion dollarë minus, e pasuar nga akciza dhe taksat nacionale.(tabele) Diferencën e zbut rritja e arkëtimit jashtë parashikimit të tatimit mbi fitimin. Janë 27 milion dollarë që do të vijnë më shumë nga kjo taksë. Kjo është hera e dytë që qeveria do të ndryshojë buxhetin me akt normativ për këtë vit.
Tv Klan