7 – vjeçarja vetëhidhet në erë
Një 7 – vjeçare hyri qetësisht në një stacion policie në Damask, përpara se të vetëhidhej në erë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat siriane, sipas të cilave nga shpërthimi mbetën të plagosur 3 oficerë policie.
Një burim i policisë, për të përditshmenAl – Watan
tha se vajza e vogël dukej sikur kishte humbur dhe kërkoi për të përdorur banjën, në momentin që ndodhi shpërthimi. Në pamjet e kapura në vendin e ngjarjes, në qendër të Damaskut, duken pjesë të ndërtesës të shkatërruara tërësisht, ashtu sikurse dhe pjesë nga trupi i së miturës. Autoritetet thonë se eksplozivi u aktivizua me telekomandë nga persona që ndodheshin jashtë ndërtesës. Ndonëse grupet rebele kanë hedhur raketa e murtaja në kryeqytet, shpërthimet brenda këtij të fundit janë disi të rralla./tvklan.al