Parashikimi i motit, priten vranësira


Parashikimi i motit, priten vranësira

08:19 18/12/2016

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë në vendin tonë duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent, por në zonat malore verilindore dhe juglindore do të shfaqen herë pas here vranësira kalimtare.

Po ashtu edhe orët e pasdites do të mbeten me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke vijuar të jenë të ulëta. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në det do të gjenerohen dallgë 2 ballë./tvklan.al






Të ngjashme