Kukësi kryeson kampionatin
Kukësi u shkëput në vendin e parë të renditjes tashmë me 35 pikë pasi fitoi 2-0 me Skënderbeun e vendit të dytë.
Të dy golat e kuksianëve u shënuan nga Pero Pejic.
Kroati theu Orges Shehin në minutën e 35 dhe në kufij të përfundimit të pjesës së parë fitoi edhe një 11-metërsh që e ktheu në gol.
Në pjesën e dytë, ekipi i Ernest Gjokës administroi rezultatin duke mos rrezikuar të pësonte.
Partizani i vendit të tretë, si gjithnjë edhe ndaj Korabit krijoi shumë volum loje dhe shënoi vetëm një gol. Izraeliti Azubel i dha fitoren të kuqve.
Tirana fitoi 2-0 ndaj Luftëtarit. Shënues i golit të parë është Afrim Taku, ndërsa Mervej shënoi të dytin.
Flamurtari me golin e Shehajt mori tre pikët ndaj Laçit.
Superliga Java 17
Kukësi 2 – 0 Skënderbeu
Partizani 1 – 0 Korabi
Tirana 2 – 0 Luftëtari
Flamurtari 1 – 0 Laçi
Teuta 0 – 0 Vllaznia
Superliga /Renditja
1 Kukësi 35
2 Skënderbeu 32
3 Partizani 29
4 Tirana 26
5 Luftëtari 21
6 Vllaznia 20
7 Flamurtari 14
8 Laçi 14
9 Teuta 13
10 Korabi 8
Tv Klan