Protesta masive në Poloni
Polonia është përfshirë nga protesta masive, ideja e të cilave nisi nga bllokimi që opozita bëri në parlament për miratimin e buxhetit të 2017-ës.
Me mijëra persona u mblodhën, me kushtetutën në dorë, mes rezidencës së presidentit dhe selisë së parlamentit ne Varshave, ku po zhvillohej përplasja politike më e rëndë e historisë së re kombëtare.
Të premten deputetët e opozitës organizuan një protestë në sallën e parlamentit duke penguar mazhorancën që të miratonte buxhetin e 2017-ës.
Për herë të parë që nga viti 1989, kryetari i parlamentit spostoi procesin e votimit në një sallë tjetër.
Protestat nisën pak pas largimit nga salla të një deputeti i cili kundërshtonte projektin e qeverisë për reduktimin e numrit të gazetarëve që mund të ndjekin seancat plenare.
Aktualisht vendi gjendet në mes të një konflikti institucional i cili përkthehet në një ndarje edhe më të thellë mes qyteteve dhe zonave rurale, qendrës dhe periferisë; votuesve të së djathtës nacional – konservatore të qeverisë dhe opozitës së liberal europianëve.
Protesta kundër diktaturës së re, koordinohet nga dy parti liberale – platforma e Gregor Sketina dhe Moderniteti i ekonomistit Rizard Petru. Në parlament opozita premton se do të vijojë bllokimin deri në 20 dhjetor.
Tv Klan