Napoli mund Torinon 5-3, në vend të tretë
Spektakolare në San Paolo të Napolit. 8 gola në 90 minuta aty ku Napoli mundi Torinon 5-3 duke i marrë edhe vendin e tretë Milanit në renditje. Mertens ishte heroi i Napolit pasi shënoi 4 gola.
Belgu realizoi 3 herë në pjesën e parë të takimit, një prej golave më 11-metërsh.
Pjesa e dytë e ndeshjes ishte ma ritëm tjetër. Torino u përpoq të ndryshonte rezultatin duke treguar karakter dhe dëshirë për të fituar. Ekipi i Sinisa Mihajlovic shënoi 3 gola por Napoli avantazhin e pjesës së parë e përmirësoi edhe me dy gola të tjerë, në nga mertens dhe një nga Chiriches. Hysaj Luajti për 90 minuta për napolin ndërsa Arlind Ajeti ishte gjatë gjithë lojës në pankinën e Torinos.
Peskara Ledian Memushajt pësoi një humbje të rëndë 3-0 në shtëpi nga Bologna.
Ndërsa Inter regjistri fitoren e dytë radhazi pasi mundi jashtë fushë Sassuolon 1-0. Goli u realizua nga Icardi.
Serie A java 17
Chievo 2 – 1 Sampdoria
Pescara 0 – 3 Bologna
Napoli 5 – 3 Torino
Udinese 2 – 0 Crotone
Sassuolo 0 – 1 Inter
Juventus 1 – 0 Roma
Tv Klan