Operacion antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë, 19 të arrestuar


Operacion antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë, 19 të arrestuar

15:51 19/12/2016

Policia e Shtetit ka njoftuar për operacionin e përbashkët antidrogë të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Italiane, ku në pranga kanë përfunduar 19 persona.

Sipas policisë, 17 prej tyre janë arrestuar në Itali, ndërsa 2 në Shqipëri. Të arrestuarit në vendin tonë janë :

1.Enea(Eldi) Milla (Doma), 32 vjeç, lindur në Tiranë

2.Adriatik Alshabani, 29 vjeç, lindur në Durrës

Të prangosurit akuzohen si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, me shtrirje në vendin tonë dhe në vendet e BE-së.

Operacioni në fjalë nisi në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm në të dyja vendet dhe është ende në zhvillim.

Në të u përfshinë strukturat, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ZQK Interpol Tirana, D.V.P. Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Lajmi për shkatërrimin e kësaj bande kriminale, të përbërë nga shqiptarë, rumunë e tunizianë e bënë publike fillimisht mediat italiane.

Sipas autoriteteve, grupi ishte shndërruar në një prej furnizuesve kryesore të heroinës në veri – lindje të Italisë, me një shitje javore prej rreth 50 kilogramë heroinë. /tvklan.al






Të ngjashme