Njerëzit me sy blu kanë një gjë të përbashkët
Njerëzit të cilët kanë sy ngjyrë blu kanë të gjithë një gjë të përbashkët. Sipas
“Science Daily”
, ata janë të gjithë pasardhësit e një personi të vetëm.
Shkencëtarët në Universitetin e Copenhagen thonë se kanë arritur të zbulojnë mutacionin genetik, përgjegjës për sytë blu, që përllogaritet të ketë ndodhur rreth 6 – 10 mijë vite më parë.
“Dikur të gjithë kishim sy ngjyrë kafë, po një mutacion genetik që prek genin OCA2 në kromozomet tona çoi në krijimin e një “çelësi” që “fiku” aftësinë për të prodhuar sy kafë”,
shpjegoi për “
Science Daily
”, profesori Hans Eiberg.
Ky gen është përgjegjës për proteinën që prodhon melaninën. Është kjo e fundit që i jep ngjyrë flokëve, lëkurës dhe syve.
Njerëzit me sy blu kanë një sasi të vogël melanine në sytë e tyre dhe për shkak të kësaj shkencëtarët konkluduan se ata kanë një paraardhës të përbashkët./tvklan.al