Kukësi në krye të renditjes
Të vetëm, në krye të klasifikimit, duke mundur edhe rivalin direkt. Në Kukës po festojnë ende fitoren me Skënderbeun. 2 golat e Pejic janë vënë në kornizë. Por 3 – pikëshi nuk erdhi vetëm nga dëshira për fituar. Kukësi e kishte studiuar më mirë Skënderbeun, që tashmë është vënë sërish në telashe.
Nga ana tjetër, traineri italian i korçarëve thotë se u ndërshkuan vetëm nga dy episode.
Kukësi u shkëput në vendin e parë të renditjes, tashmë me 35. Skënderbeu është i kërcënuar nga Partizani me pikë të barabarta. Të kuqtë fituan ndaj Korabit me vetëm një gol, megjithëse krijuan shumë volum loje. Izraeliti Azubel i dha fitoren të kuqve.
Tirana fitoi 2-0 ndaj Luftëtarit me gola të Afrim Takut dhe Merveille, por duket ende jashtë loje për titullin pasi është 6 pikë larg nga vendi Partizani.
Flamurtari me golin e Shehajt mori tre pikët ndaj Laçit.
Teuta – Vllaznia përfundoi në barazim 0-0.
Tv Klan