Vritet ambasadori rus në Turqi, agresori u hakmor për sulmet në Aleppo


Vritet ambasadori rus në Turqi, agresori u hakmor për sulmet në Aleppo

17:48 19/12/2016

Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov, u qëllua për vdekje në një ekspozitë pikture këtë të hënë në Ankara.

Siç dëgjohet në këtë video dhe deklaratave të dëshmitarëve, pasi e qëlloi 8 herë pas shpinë më pistoletë ambasadorin, agresori thërriti disa herë “Allahu Ekber”, ndërsa mediat turke njoftojnë se ai ka thënë gjithashtu se kjo është një hakmarrje për bombardimet në Siri, duke thërritur “Mos harroni Alepon”.

 

The-Russian-ambassador-to-Turkey-has-been-shot-in-an-attack-in-Ankara-745248

 

Karlov u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra. Ambasada ruse në Ankara njoftoi se autori i sulmit, ky që po shihni në këtë foto, dyshohet së është një militant ekstremist islamik. Ai u qëllua nga forcat speciale turke që mësynë në ndërtesë.

dokument police

Përveç Karlov, mësohet se janë plagosur të paktën edhe 3 persona të tjerë. Ky atentat ndaj kryediplomatit rus në Turqi vjen në një kohë kur Moska dhe Ankaraja kanë rivendosur marrëdhëniet mes tyre, pas përplasjeve për ngjarjen e rrëzimit të avionit rus në kufirin turko-sirian.

Asokohe Kremlini tërhoqi ambasadorin dhe u ndaloi turistëve rusë të pushonin në Turqi. Disa muaj pas ngjarjes, Putin dhe Erdoan rivendosën paqen pasi presidenti turk i dërgoi një letër ndjese homologut të tij.

Reagon Rusia

Ministria e jashtme ruse e ka konfirmuar se ambasadori i Rusisë në kryeqytetin turk është vrarë gjatë një sulmi që u bë në një galeri arti në Ankara.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova ka konfirmuar se ambasadori Andrei Kralov ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara me armë zjarri.

Në Ankara, si rezultat i një sulmi, ambasadori i Federatës ruse në Turqi, Andrei Gennadyevich Karlov, ka marrë një plagë prej të cilës ka vdekur”, ka thënë Zakharova./ TV KLAN





Të ngjashme