Reagimi rus dhe amerikan për vdekjen e ambasadorit Andrey Karlov
“
Kjo është një ditë tragjike për historinë e diplomacisë ruse. Sot, ambasadori rus për Turqinë, Andrey Karlov vdiq pasi e qëlluan me armë në një event publik në Ankara. Ky është një akt terrorizmi
”, u shpreh Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Departamenti i Shtetit i SHBA me përfaqësues John Kirby tha se zyrtarët amerikanë e kishin parë videon e plagosjes.
“
E dënojmë këtë akt dhune, pavarësisht burimit të tij. Lutjet tona shkojnë për të dhe familjen e tij
”, u shpreh Kirby.
Pas ngjarjes së tmerrshme presidenti rus Vladimir Putin ka telefonuar menjëherë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan/tvklan.al
Lajmi në përditësim…