Video/ Putin: Vrasja e Karlov, provokim për lidhjet ruso-turke
“Sulmi fatal ndaj ambasadorit rus të Turqisë është padyshim një provokim për të lëkundur marrëdhëniet ruso-turke dhe prishjen e procesit të paqes në Siri, të siguruar nga Rusia, Turqia, Irani dhe shtetet e tjera në konflikt me Sirinë. Përgjigja e vetme është lufta ndaj terrorizmit”, tha presidenti rus Vladimir Putin.
“Ambasadori Andrey Karlov ishte një diplomat i shkëlqyer, i respektuar gjerësisht në vendin ku ai u postua”, shtoi presidenti për diplomatin rus.
“Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur tashmë një hetim për vrasjen”, tha Putin në deklaratën e tij, duke shtuar se ai kishte zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, për këtë çështje. “Zyrtarët rusë dhe turq do të bashkëpunojnë”, shtoi Putin.
“Ne duhet të zbulojmë se kush e organizoi këtë vrasje dhe urdhëroi vrasësin,” tha udhëheqësi rus.
Putin urdhëroi gjithashtu shtimin e sigurisë në misionet diplomatike të Rusisë jashtë vendit, si dhe misionet turke në Rusi.
Ai e njihte Karlov-in personalisht dhe urdhëroi fillimin e një memoriali për të.
“Ai u vra gjatë kryerjes së detyrave të tij”, deklaroi Putin./tvklan.al