Trump fiton zyrtarisht zgjedhjet elektorale


Trump fiton zyrtarisht zgjedhjet elektorale

23:46 19/12/2016

Donald Trump zyrtarisht kaloi vijën me 270 vota elektorale me zgjedhësit në Teksas.

Thirrjet për Trump për të mos u votuar nga anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë injoruar gjerësisht të hënën, me vetëm dy zgjedhës ‘të pabesë’ republikanë, të cilët e hidhnin poshtë atë.

David Bright i Maine i duhej të mbështeste humbësen demokrate, por njoftoi se do të sfidonte dëshirat e votuesve të shtetit dhe do të mbështeste Bernie Sanders, kundërshtarin e saj primar.

Ai tha më vonë se do të zëvendësohej nga një tjetër zgjedhës në qoftë se do e bënte atë lëvizje, kështu që vendosi të votonte Clintonin. Në Minesota një zgjedhës i cili duhej të zgjidhte Clintonin, refuzoi të votonte dhe u zëvendësua.

Një tjetër zgjedhës ‘i pabesë’, këtë herë në Kolorado, u zëvendësua kur votoi për John Kasich në vend të Hillary Clinton.

Colorado i bën delegatët e saj të zotohen të mbështesin fituesin e votave popullore, në këtë rast Clinton. Në Uashington, katër zgjedhës u ndanë nga Clinton, me disa nga votat që i shkuan në ish-sekretarit republikan të Shtetit Kolin Pauell.

Pasi votat ishin hedhur në një seri shtetesh në lindje, në perëndim dhe në jug, vetëm dy zgjedhës në Texas e braktisën Trump./tvklan.al






Të ngjashme