Deputeti Shkëlqim Selami në prokurori


Deputeti Shkëlqim Selami në prokurori

09:49 20/12/2016

Deputeti Shkëlqim Selami u pyet këtë të martë për  rreth 30 minuta në prokurorinë e përgjithshme në lidhje me akuzat e ngritura për mosdeklarimin e të dhënave në formularin e dekriminalizimit. Sipas një dokumenti të publikuar në media ligjvënësi i LSI-së është dënuar nga gjykata e Brindizit në vitin 1994 për trafik të qenieve njerëzore.

Në kuadër të këtyre të informacioneve prokuroria nisi një verifikim për të parë nëse Selami ka fshehur të dhënat e tij. Në formularin e plotësuar nga deputeti dorëzuar më pas në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ai ka sqaruar se ka qenë i hetuar dhe gjykuar më parë gjykata e Brindizit për një vepër penale por pa e specifikuar atë.

Tv Klan






Të ngjashme