Minjtë hanë për së gjalli foshnjen
Një vajzë e vogël vetëm 3 muajshe ka humbur tragjikisht jetën, pasi minj gjigantë e hëngrën për së gjalli, ndërkohë që nëna e saj e kishte lënë të vetme në shtëpi.
Ngjarja e rëndë, sipas “DailyMail”, ndodhi në Katlehong të Johannesburg, Afrika e Jugut. Nëna e saj 26 – vjeçare, e cila u arrestua për neglizhencë ndaj fëmijës, u kthye në shtëpi për të gjetur të bijën të gllabëruar nga minjtë. Fatmirësisht, binjaku i së voglës nuk pati të njëjtin fat, pasi prindërit e kishin marrë me vete, teksa kishin dalë për të pirë gjatë gjithë natës. Duke e përshkruar skenën e horror, një fqinj tha: “Bebja do të patur një vdekje tepër të dhimbshme, pasi minjtë i kishin ngrënë gjysmën e trupit”
, ndërsa shtoi:“ajo nuk meriton të jetë nënë, meriton të digjet në ferr”./tvklan.al
[caption id="attachment_243413" align="aligncenter" width="634"]Një mi gjigant në Afrikën e Jugut, i ngjashëm me ata që besohet se vranë vajzën 3 muajshe
[/caption]