Policia serbe arreston tre shqiptarë, u kapën me 39 kg heroinë
Serbia po përdoret nga trafikantët shqiptarë të drogës, si një vend transit. Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia serbe në pikën kufitare të Horgos.
Në automjetin me tagra shqiptare policia pa se në dy ndenjëset, të shoferi dhe të pasagjerit ishin bëre vende për të futur drogën. Në total ishin 47 pako me heroinë në një peshë mbi 39 kg. Horgos, është pikë kalimi që lidh Serbinë me Hungarinë. Në korrik të këtij viti në këtë pikë kalimi është arrestuar dhe një tjetër shqiptar. Automjetin shqiptari me inicialet S.M e kishte mbushur me 6 kg kokainë. Gjithashtu atij su sekuestrua dhe një pistoletë dhe 31 mijë euro. / tvklan.al