Nishani nis vizitën zyrtare në Turqi, merr pjesë në inaugurimin e tunelit në Bosfor


Nishani nis vizitën zyrtare në Turqi, merr pjesë në inaugurimin e tunelit në Bosfor

19:37 20/12/2016

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ndodhet në Turqi në kuadër të fillimit të vizitës zyrtare me ftesë të homologut turk Rexhep Taip Erdogan.

I shoqëruar nga Zonja e Parë, kreu i shtetit shqiptar mori pjese në ceremoninë e inaugurimit të tunelit Eur-Azia, që lidh pjesën evropiane dhe atë aziatike në Stamboll. Një vepër madhështore që kalon nën shtratin e detit dhe që lidh dy anët e Bosforit.

Presidenti Nishani ishte i ftuari i nderit i presidentit Erdogan në këtë ceremoni inaugurimi. Vizita zyrtare e Presidentit Nishani,do të vazhdojë të mërkurën në Ankara me takimet zyrtare dypalëshe.

Takimi me homologun turk Rexhep Taip Erdogan do të jetë kulmi i axhendës se Presidentit Nishani në Ankara, por nuk do të mungojnë edhe takimet me kryeministrin turk Binali Yilldirim,si dhe me kreun e parlamentit turk.

Axhenda e vizitës së Presidentit Nishani përfshin edhe mbajtjen e një leksioni në Universitetin e Stambollit si dhe një takim me bashkësinë shqiptaro-turke./ TV KLAN






Të ngjashme