Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Berlin
Policia gjermane ka gjetur dokumentin e identifikimit të autorit të sulmit me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ku mbetën të vrarë 12 persona dhe mbetën të lënduar dhjetëra të tjerë.
Dokumentet e tij u gjetën pas sedijes së shoferit të kamionit dhe rezultoi se autori Anis Amri, i lindur në vitin 1992 në qytetin e Tataouine, ishte me nënshtetësi tuniziane. Dyshohet se vrasësi ka dy identitete me dy data lindjesh të ndryshme.Fotoja e shoferit të kamionit Lukasz Urban
“Allgemeine Zeitung” ka raportuar se i dyshuari ka qenë i regjistruar me emrin Ahmed A, 21 vjeç, në rajonin e Kleve, në Rhine-Westpalian veriore. Policia ka deklaruar se është vënë në kërkim të tij duke kontrolluar spitalet e Berlinit pasi ai mbeti i lënduar nga përfshirja në një sherr me shoferin polak të kamionit, të cilin e vodhi disa orë para masakrës. “RBB News” raportoi se policia është duke përdorur ADN-në e marrë nga kamioni për të gjurmuar fajtorin në spitale. Shoferi polak, Lukasz Urban u gjet i vrarë me thikë brenda në kamion ndërkohë që atentatori ishte larguar nga skena më këmbë./tvklan.al