Nishani pritet nga Erdogan, Presidenti turk: Shqipëria, faktor stabiliteti në Ballkan


Nishani pritet nga Erdogan, Presidenti turk: Shqipëria, faktor stabiliteti në Ballkan

19:28 21/12/2016

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u takua të mërkurëm në Ankara me presidentin turk Rexhep Taip Erdoan. Kreu i Shtetit shqiptar u prit në një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial.

Pas takimit kokë më kokë mes dy krerëve të shteteve, Erdoan tha se Shqipëria është një vend mik dhe një partner i rëndësishëm i Turqisë, duke sjellë në vëmendje se investimet turke në vendin tonë kanë arritur në 3 miliardë dollarë. Erdoan falenderoi Presidentin Nishani për mbështetjen në luftën kundër terrorizmit, një çështje thelbësore në të cilën të dy vendet janë të organizuara të luftojnë sëbashku.

Turqia, tha Erdogan, e mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si edhe përkrah finalizimin e Reformës në Drejtësi. Ai theksoi se Shqipëria do të jetë një kontribut i madh në BE, pasi përbën një faktor kyç në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.

Kreu i shtetit turk tha se shqiptarët që jetojnë në Turqi janë një vlerë e shtuar kulturore për vendin, si edhe u ndal tek ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë, që e cilësoi si një shenjë të miqësisë mes dy vendeve.

Një ditë më parë I shoqëruar nga zonja e parë kreu i shtetit shqiptar mori pjese ne ceremonine e inagurimit te tunelit Eur-Azia,qe lidh pjesen europiane dhe ate aziatike ne Stamboll. Axhenda e vizitës së Presidentit Nishani përfshin edhe mbajtjen e një leksioni në Universitetin e Stambollit si dhe një takim me bashkësinë shqiptaro-turke.

Tv Klan

nishani-erdogan1

///

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe më pas të dy homologët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.

Presidenti Erdoğan në fjalën e mbajtur në konferencën e përbashkët duke vënë në dukje se në takim është biseduar edhe rreth organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ) dhe luftën kundër saj u shpreh: "

Është e drejta jonë të kërkojmë që Shqipëria të pastrojë territorin e saj nga elementët të cilët janë kërcënim për Turqinë. Jemi në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe për sigurinë. Vendi jonë është duke dhënë përvojën dhe kontributin e tij për policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Në këtë fushë zhvillojmë trajnime të ndryshme. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen."

"Gjatë takimit me Nishanin folëm edhe për organizatën terroriste FETÖ si dhe luftën kundër saj. Unë e falënderoj personalisht dhe në emër të popullit tim për ndihmën e dhënë ndaj nesh në lidhje me këtë çështje"

, ka theksuar ndër të tjera Erdoğan./ tvklan.al

Burimi: Anadolu Agency 






Të ngjashme