Lirimi i Lulzim Berishës, arrestohet drejtori i burgut Durrës


Lirimi i Lulzim Berishës, arrestohet drejtori i burgut Durrës

21:22 21/12/2016

Astrit Kotaj, drejtor i burgut të qytetit të Durrësit është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa është shpallur në kërkim juristit Tedi Labi. Prangosja e drejtorit Kotaj, vjen pas hetimeve për limimin me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, rezulton se Drejtori i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgut) dhe juristi i këtij institucioni, kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit të burgim të të dënuarit Lulzim Berisha.

Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar shkarkimin e Astrit Kotaj pas urdhër arrestiti.

Në bazë të shqyrtimit të dosjeve përkatëse të burgut Durrës, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se të dënuarit Lulzim Berisha duhej të kryente edhe të paktën 2 vjet e 7 muaj burgim, para se të mund të përfitonte nga parashikimet ligjore për lirimin me kusht.

Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se zyrtarët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementet e veprave penale te “Shpërdorimi i detyres” dhe “Falsifikimi i dokumentave”./tvklan.al

 






Të ngjashme