Kur gjarpëri del aty ku nuk e pret
Të gjithë ata që kanë mace e dinë fare mirë që pema e Krishtlindjes nuk do të ketë jetë të “gjatë”. Por duket se “tërheqje” nga ky ornament festash nuk kanë vetëm macet.
Një grua në Australi, shtangu në vend kur u ngrit në mëngjes dhe në pemën e saj gjeti një gjarpër tigër.
Ajo ruajti qetësinë dhe telefonoi menjëherë autoritetet, por jo pa shkrepur më parë një foto.
Sipas ekspertëve, pickimi i këtij gjarpëri me raste mund të jetë fatal, nëse shkakton alergji. Fatmirësisht ekziston antihelm, megjithatë më e mira do të ishte që t’i qëndronit larg.
Nga ana tjetër, gjarpërinjt tigër janë shumë të zotë për t’u ngjitur në lartësi dhe mund të gjenden kudo… kjo shpjegon edhe sesi ky zvarranik përfundoi në një pemë Krishtlindjesh./tvklan.al