Rama: Kusht i vetëm për negociatat, ligji i Vettingut


Rama: Kusht i vetëm për negociatat, ligji i Vettingut

12:09 22/12/2016

Janë 7, deputetët që kanë thirrur Kryeministrin Edi Rama në interpelancë, lidhur me mos hapjen e negociatave për në Bashkimin Europian. Emrat e deputeteve janë Ben Blushi, Vangjel Dule, Astrit Patozi, Nard Ndoka, Agron Duka, Dashamir Shehu dhe Mimoza Hafizi. Por, kreu i qeverisë ka përmendur vetëm tre prej tyre.

“Interpelanca me zotin Nardi, zotin Vangjel dhe disa zotërinj të tjerë, mes tyre edhe zoti Beni… Por mesa duket urgjenca s’ka asnjë lidhje me çështjen për të cilën jam thirrur këtu me urgjencë dhe e them këtë se kërkesa me shkrim për interpelancë, ka një premisë logjikisht të gabuar, s’po e quaj të gënjeshtër, e cila tregon minimalisht se zoti Nardi, zoti Vangjel përfshirë dhe zotin Beni, s’kanë asnjë njohuri për procesin e integrimit”,

 tha Rama.

Ai i quajti të paditur deputetët, pasi në kërkesë thuhet se mospërmbushja e 5 prioriteteve është shkaku kryesor i mos hapjes së negociatave me BE dhe nuk do ketë një datë të caktuar pa nisur zbatimi i ligjit të Vettingut.

“Askush nuk priste datë, as ne, as KE, që ka bërë rekomandim pozitiv me kusht, ashtu si ne që kemi qenë të qartë që kushti dihet…”

, tha Kryeministri./tvklan.al






Të ngjashme