Opsioni i ri i WhatsApp që të gjithë prisnin


Opsioni i ri i WhatsApp që të gjithë prisnin

12:20 22/12/2016

WhatsApp sjell një tjetër risi, këtë herë një opsion që padyshim do të jetë mjaft i dobishëm për shumë prej përdoruesve.

Kështu, nëse keni dërguar një mesazh në gjendje të dehur dhe jeni penduar më pas, apo e keni dërguar mesazhin gabimisht, WhatsApp tashmë ju lejon që ta anuloni atë, sa kohë që marrësi nuk e ka parë ende.

Opsioni në fjalë aktivizohet automatikisht dhe marrësi do të shohë mesazhin “dërguesi e ka tërhequr mesazhin”.

Ende nuk ka një datë se kur do të ofrohet për përdoruesit ky opsion./tvklan.al






Të ngjashme