Dom Ernest Troshani mesazh klasës politike në parlament
I ftuar për të mbajtur një fjalë në seancën e fundit plenare për këtë sesion, Kardinali Dom Ernest Troshani zgjodhi t’i japë një mesazh 140 deputetëve të Kuvendit, duke i kujtuar detyrimin që kanë përballë gjithë shqiptarëve, të cilët i votëbesuan për t’i përfaqësuar.
Ai i ftoi deputetët të jenë në misionin e lartë për t’i shërbyer popullit dhe jo për të përfituar nga pushteti që i kanë dhënë shqiptarët.
Dom Ernest Troshani u shpall në 9 Tetor të këtij viti Kardinal nga Papa Françesku.
Në Shatorin e vitit 2014, ai dëshmoi para Kreut të Vatikanit vuajtjet e tij dhe të Kishës Katolike Shqiptare përgjatë regjimit komunist. Dom Ernst Troshani është shqiptari i dytë që shpallet Kardinal pas Dom Ernest Koliqit nga Papa Gjon Pali i dytë.
Tv Klan