
Vogëlushi ra nga kolltuku dhe pësoi lëndime të tmerrshme
Eddie 18-muajsh ishte duke luajtur me të vëllain pak më të madh në cep të kolltukut kur papritmas ra dhe pësoi lëndime të mëdha në kokë.
“I thashë të zbriste por nuk më dëgjoi dhe buzëqeshi”, tha mamaja e tij Joanne Liberato. Vogëlushi filloi menjëherë të qante me të madhe dhe sytë iu errësuan. Në kokën e tij pati një ënjtje të menjëhershme. Në fillim mamaja e tij mendoi se ai do shërohej shpejt sepse nuk iu duk diçka serioze. Ajo më pas e çoi atë në spitalin Nambour General në Brisbane, Australi ku zbuloi se i biri duhej t’i nënshtrohej menjëherë një operacioni.