Kamionçina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

Foto ilustruese

Kamionçina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

11:57 23/12/2016

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë paradites së sotme në aksin rrugor Fier – Patos.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 në Portëz, ku 61 – vjeçari Agron Nuhaj teksa udhëtonte me kamionçinën e tij, me targa FR 2577 D, ka aksidentuar me vdekje 59 – vjeçarin F.L, banues në Mbrostar, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Efektivët e policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit drejtuesin e mjetit dhe po kryejnë veprimet proceduriale. Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al






Të ngjashme