Heroi që vrau terroristin e Berlinit


Heroi që vrau terroristin e Berlinit

17:03 23/12/2016

Polici hero i cili qëlloi të dyshuarin e masakrës së tregut të Krishtlindjeve në Berlin, ishte thjesht një fillestar i cili kishte vetëm disa muaj që kishte filluar punë si polic.

Luca Scata, mundi të ndiqte dhe të qëllonte duke e lënë të vrarë, burrin më të kërkuar në Evropë Anis Amrin.

Siciliani, i cili punon në Milano, iu afrua vrasësit jashtë stacionit Sesto San Giovanni në pjesën veriore të Italisë ndërkohë që ishte duke patrulluar me kolegun e tij Christian Movio.

Ata i kërkuan atij dokumentet e identifikimit sepse i ngjante të dyshuarit të sulmit në Berlin, kur Amri nxori një armë nga çanta e tij dhe hapi zjarr duke thërritur “Allahu Akbar”.

3B97BB6900000578-4061486-Trainee_policeman_Luca_Scat_is_just_a_few_months_into_the_job-m-3_1482494620478

Movio u plagos në shpatull ndërkohë që Amri filloi të vraponte e më pas u fsheh pas makinave ndërkohë që vazhdonte të qëllonte.

Scata filloi ta ndiqte dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në rrugë.

Oficeri i plagosur i policisë u dërgua në spitalin e San Gerardos në Monza, për plagën e tij në shpatull.

Ai kishte veshur një jelek antiplumb dhe plaga ishte sipërfaqësore duke i lejuar atij kurim të shpejtë dhe lëvizshmëri të plotë të krahut./tvklan.al





Të ngjashme