“Do kaloj festat tek familjarët”, shqiptari kapet me 5 kg heroinë në makinë
Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Marcianise. Policia ndaloi automjetin me targa shqiptare, ndërsa ishte duke bërë një kontroll rutinë. Në makinë ishin drejtuesi 25-vjeçar, nëna e tij dhe një italian.
Shqiptari ka pohuar se kishte zbritur me anije në portin e Barit dhe se vinte nga Shqipëria për të kaluar pushimet tek familjarët e tij.
Por qeni i anti-drogës pikasi në bagazhin e makinës se “kishte diçka që nuk shkonte”. Pas kalimit në skaner efektivët gjetën 15 pako me peshë 5.2 kg heroinë. Lënda narkotike ishte e cilësisë shumë të lartë. / tvklan.al