18:34 26/04/2014Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte në Lushnje i shoqëruar nga ministra dhe deputetë të zonës ku zhvilloi një takim të zgjeruar për të dëgjuar nga afër shqetësimet e fermerëve, grumbulluesve dhe eksportuesve të prodhimeve bujqësore. Në fjalën e tij Meta tha se bujqësia duhet të kthehet në prioritet pasi gjendja e këtij sektori nuk është në nivelin e kërkuar.Kryeparlamentari tha se duhet të marrin fund praktikat burokratike dhe korruptive që ndiqen sidomos nga drejtorët e bujqësisë në rrethe që sipas tij duhet të jenë më pranë fermerëve.Kreu i Kuvendit kërkoi nga strukturat e bujqësisë të verifikohet çdo shqetësim i prodhuesve për ti ndihmuar ata në tregëtinë brenda apo jashtë vendit.Kryeparlamentari Meta dhe ministrat Cani e Panariti vizituan nga afër edhe laboratorin e analizave fiziko-kimike për produktet bujqësore të Lushnjes.