Tentoi të kalonte dy sirianë në kufi, pranga 51-vjeçarit
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 51- vjeçari, pasi akuzohet për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.”
Në prnaga ka rënë Petrit Beqiraj, 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap në aksin rrugor Jorgucat-Sarandë, duke transportuar me automjetin në pronësi të tij “Taksi”, tip “Benz”, me targë AC 485 T, përkundrejt fitimit, dy shtetas sirian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./tvklan.al