Alienët janë mes nesh…
Një motoçiklist nga Somerseti i Anglisë ka deklaruar për “Daily Mail” se ka parë një alien 2 metra të gjatë.
Ai shtoi se alieni kishte flokë ngjyrë argjendi dhe kishte vënë në kokë një kapelë republike e ishte duke qëndruar jashtë Kolegjit Yeovil në Somerset, duke pritur autobusin. Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, tha se e kishte vënë re ndërkohë që ai ishte në lëvizje me motorin e tij dhe ishte frikësuar aq shumë sa që nga ajo ditë nuk kishte fjetur më gjumë dhe ishte intriguar të vizatonte një skicë të asaj që kishte parë. Në skicën e tij dukej alieni pa fytyrë nëpërmjet të cilit kalonte një tub i hollë e i gjatë. “Isha duke ecur me motorin tim në atë rrugë si zakonisht dhe pashë një figurë të errët afër kolegjit. Ishte shumë i gjatë me një kapelë të çuditshme. Ngadalësova që ta shikoja më mirë se çfarë ishte sepse nuk dukej si qenie njerëzore, ishte shumë i gjatë për të qenë i tillë”, deklaroi ai./tvklan.al