Papa: Materializmi ka marrë peng Krishtlindjet


Papa: Materializmi ka marrë peng Krishtlindjet

15:50 25/12/2016

Në ditën e lindjes së Krishtit, urimi i Papa Franceskut ka ardhur ndryshe. Teksa ka denoncuar vuajtjet e vazhdueshme të fëmijëve, Papa, tha se kuptimi i vërtetë i Krishtlindjes është mbytur tashme nga materializmi.

Siria, vuajtjet në botë, terrorizmi dhe emigrantet ishin kryefjala e Papa Françeskut në meshën e  mbajtur nga Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan.

Papa Françesko gjatë meshës të së dielës në Vatikan ka dhënë edhe mesazhin tradicional të urimit për festen e Krishtlindjeve.

 “Urimi I sotëm I përket të gjithë tokës dhe arrin tek të gjithë popujt, veçanërisht ata të plagosur nga lufta dhe nga konfliktet e ashpra të cilët e ndjenë më shumë dëshirën për paqe”, theksoi Ati i shenjtë.

Në mesazhin për Krishtlindje, Papa bën thirrje për paqe në gjithë popujt në tokë.

“Paqe për burrat dhe femrat në Sirinë e martirizuar, ku është derdhur shumë gjak. Mbi të gjithë në Aleppo,” u shpreh Papa Françesko nga bazilika e Shën Pjetrit.

 “Paqe dhe jo fjalë. Faktike dhe konkrete për vëllezërit dhe motrat ë braktisur e të zhgënjyer si dhe për ata që vuajnë nga uria e që janë viktima të dhunës. Paqe për refugjatet dhe emigrantet”, nënvizon Papa Françesko.

Ndërkohë, Ati i Shenjtë ka dhënë urimin për Krishtlindje në të gjitha gjuhet, natyrisht dhe në Shqip.

Tv Klan






Të ngjashme