Filipine, sulm me eksploziv afër një kishe
Një shpërthim është verifikuar gjatë mbrëmjes të së shtunës në afërsi të një Kishe Katolike në një ishull të Filipines. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare që theksojnë se bilanci flet për 13 të lënduar.
Në momentin e shpërthimit, Brenda në kishë po zhvillohej mesha e festës së Krishtlindjeve.
Raportohet se lënda plasëse është vendosur poshtë një makine policie. Deri më tani asnjë organizatë terroriste nuk ka marrë përsipër sulmin. Ndërsa hetimet kanë filluar për të saktësuar natyrën dhe rrethanat e sulmit.
Tv Klan