“Më në fund do të vdesë në paqje”, flet gruaja e policit në koma
Gruaja e policit që ndodhet në gjendje vegjetative pas aksidentit të tmerrshëm automobilistik, shprehet e “çliruar” që gjykata vendosi në favor të saj, për të hequr aparaturat që e mbajnë të shoqin në jetë.
Lindsey Briggs u shpreh se do të jetë “gjithnjë mirënjohëse” ndaj gjykatës, që vendosi se 43 – vjeçari Paul Briggs, nuk duhet të mbahet me në jetë me aparatura dhe duhet të lihet të vdesë në paqe. Briggs, ish – veteran lufte, ndodhet në spital qëkur u aksidentua me makinë nga 26 – vjeçarja Chelsea Rowe, teksa udhëtonte me motorin e tij në Korrik të vitit të shkuar. Ai pësoi fraktura në shtyllë kurizore dhe gjakderdhje në tru. Në një deklaratë të publikuar nga mediat britanike, bashkëshortja e tij, tha;“Këto Krishtlindje do të jenë tepër të vështira pa Paul. Megjithatë jemi të qetë, pasi shumë shpejt ai do të jetë në duart e ekspertëve të kujdesit paliativ, që do ta ndihmojnë që të gjejë më në fund paqje dhe të çlirohet nga dhimbja dhe vuajtjet.”
/tvklan.al