I riu rreh dhe kërcënon me thikë prindërit
Një 31-vjeçar është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar me thikë prindërit. Ermal Malaj, 31-vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ballsh, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me thikë prindërit e tij, me inicialet H.M, 58 vjeç dhe T.M, 53 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”./tvklan.al