Prezantohet Plani Vendor, Veliaj: Projektojmë Tiranën europiane
Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot draftin final të planit urbanistik, ku diskutoi me të gjithë këshilltarët bashkiak përpara se të kalojë për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në 29 dhjetor.
Kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana e viteve të ardhshme sipas këtij plani do të jetë ajo e një kryeqyteti modern europian.
“
Ky është një qytet që ngrihet në këmbë dhe që është elastik. Pavarësisht situatave që kanë ndodhur, besoj që viti i fundit ka qenë një vit që Tirana është ringritur. Është larg ambicies tonë, por megjithatë shpresoj që ky plan me gjithë amendimet që ne mund të bëjmë dhe me të gjithë shtesat, kur ky plan të hyjë në fuqi, do të fillojë të realizohet ambicia jonë për një qytet europian. Minimalisht secili prej nesh, nëse ishte Kryetari i Bashkisë, anëtar i Këshillit Bashkiak, të ketë mundësi të thotë që sa isha unë në atë detyrë, dhashë kontributin tim maksimal për një Tiranë shumë më dinjitoze sesa ajo që gjetëm”, tha Veliaj. Ai shtoi se është bërë një punë e jashtëzakonshme me këtë projekt i cili merr parasysh të gjitha zhvillimet demografike që ka pësuar dhe që pritet të pësojë kryeqyteti në të ardhmen”.
“Sigurisht që plani është edhe një mishërim i një vizioni që ne kemi si anëtarë dhe përfaqësues të këtij qyteti, pavarësisht bindjeve tona politike. Ne duhet të vendosim a është një ide e mirë ideja e e pyllit obital? Unë besoj që po. Unë besoj që pavarësisht se çfarë secili lë në mandatin e vet, një pajë afatgjatë është diçka që siguron të ardhmen e një gjenerate tjetër”
, tha Veliaj.
Veliaj tha se pjesë e planit është Tirana policentrike, ndërsa theksoi se do të ndërtohen sheshe dhe parqe publike edhe në lagjet periferike.
“
Të gjithë bashkë kemi bërë një Tiranë të jetueshme këtë vit. Teksa na është rritur sistemi i banesava,e teksa na janë rritur zonat rezidenciale, bashkitë se kanë mbajtur më hapin. Ndaj dhe plani vendos në hartë sipas dendësisë dhe sipas distancës edhe se ku do të jenë shkollat e reja. Nëse kam një merak të vetëm, është që ta fokusojmë këtë në nivel teknik. Edhe unë si ju vij nga një ekip politik. Por unë besoj se i ka buzëqeshur buza këtij qyteti kur kemi bërë më shumë debat teknik se sa politik”
, theksoi Veliaj./tvklan.al