Hetimet ruse për avionin e rrëzuar
Një defekt teknik ose një gabim njerëzor. Janë këto dy pistat që po heton ekipi rus për avionin ushtarak me 92 pasagjerë të rrezuar të dielën në Detin e Zi.
Edhe pse autoritetet njoftuan se është ende herët për të folur mbi arsyet e rrëzimit, pista e terrorizmit është përjashtuar që në ditën e aksidentit ajror.
Aktualisht, hetimet po vijojnë ndërsa ekipet e kërkimit kanë gjetur disa qindra pjesë të avionit të copëtuar në sipërfaqen e Detit të Zi.
Disa dhjetëra trupa gjithashtu janë nxjerrë nga deti, ndërsa kërkimet vijojnë në mënyrë intensive. Operacioni i kërkimit pranë qytetit të Soçit, ka përfshirë mijëra njerëz, helikopterë, avionë, nëndetëse dhe anije.
Avioni ushtarak rus po transportonte anëtare të ansamblit “Aleksandrov”, reportere, 8 ushtare, 2 civile dhe 8 anëtare te ekuipazhit..
Avioni ishte ulur në Soçi për t’u furnizuar me karburant dhe u rrëzua disa minuta pasi u ngrit në fluturim.
Dita e hëne në Rusi është shpallur dite zie kombëtare nga presidenti Putin, në nderim të 92 viktimave që ndodheshin në bord.
Tv Klan