Burg për Marjan Levanti


Burg për Marjan Levanti

15:35 26/12/2016 https://youtu.be/e4vewaXMBSw

Marjan Levanti 37- vjeçari që plagosi familjarët e gruas së tij mbrëmjen e të premtes në Tiranë deri në përfundim  të hetimeve do të qëndrojë në burg. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 37-vjecarin. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura por mësohet se gjendja psikologjike e Levantit ka qenë mjaft e rënduar. Të dielën ai tentoi vetëvrasjen në ambientet e paraburgimit në drejtorinë e policisë së Tiranës.  Sipas, policisë 37-vjecari fillimisht ka prerë batanijen e tij në rripa. Më pas ai i ka lidhur në dritaren e qelisë, por në këtë kohë është parë nga një efektiv i policisë.

Marjan Levanti tre  ditë më parë plagosi me thikë vjehrrin,vjehrrën dhe kunatin e tij në banesën e tyre. Motiv i këtij krimin sipas dëshmisë autorit kanë qenë ndërhyrjet e tyre ne martesën e tij. Ai ka sqaruar se ishin pikërisht familjarët e gruas së tij të cilët kishin ndikuar tek ajo për të nisur procedurat për divorcin. Bashkëshortja e tij Eleni Levanti në datën 1 dhjetor kishte dorëzuar në gjykatën e Tiranës një padi ku kërkonte divorcin.

Tv Klan






Të ngjashme