Krishtlindje tragjike, makina përplas për vdekje shqiptarin
Itali/ Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve në rrugët e Veronës.
Sipas mediave atje, viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një 52 – vjeçar shqiptar, i cili u përplas nga një makinë teksa udhëtonte me biçikletë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30 të së dielën në komunën e Oppeano.
Viktima është Bujar Caushi, i cili sipas mediave italiane, si pasojë e goditjes së fortë ka përplasur kokën në tokë duke gjetur vdekjen e menjëherëshme.
Autoritetet shoqëruan drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme./tvklan.al