Avioni i rrëzuar në Kolumbi, hetuesit publikojnë raportin zyrtar
Avionit, i cili u rrëzua me 28 Nëntor në Kolumbi dhe që kishte në bord skuadrën braziliane të futbollit “Chapecoense”, i kishte mbaruar karburanti.
Kjo është konfirmuar nga hetuesit kolumbianë. Mjeti fluturues i kompanisë ajrore “Lamia”, i përfshirë në tragjedinë që ndodhi në Medellin ku humbën jetën 71 persona, jo vetëm që udhëtonte me shumë pak karburant por ishte dhe mbingarkuar.
Gjithashtu nuk kishte licencën e nevojshme për të fluturuar në lartësinë që do zhvillohej udhëtimi.
Këto përfundime janë nxjerrë në raportin përfundimtar të hetimeve që janë kryer nga aviacioni civil i Kolumbisë.
Sipas sekretarit të sigurisë ajrore Kolumbiane, regjistrimet e kabinës tregojnë pilotin dhe ndihmësin e tij që diskutojnë për të bërë një ulje në qytetin Leticia ose Bogota “pasi karburanti ishte shumë i limituar”. Por ata vendosën që të vazhdon.
Në tragjedinë ajrore, pothuajse i gjithë ekipi “Chapecoense” u shua. Ndërsa pati edhe të mbijetuar. Ndërkohë, më herët edhe hetuesit Bolivianë në raportin e tyre theksuan se avioni është rrëzuar për shkak të pakujdesisë së dy pilotëve./ tvklan.al